Një fotoe Bill Gates që në dukje i jep gazetares dhuratë një çek bosh ka krijuar shumë lajme të rreme në internet. Gates në fakt mori një dhuratë nga drejtuesit e emisionit britanik të mëngjesit Ben Sheppard dhe Holly Willoughby. Pretendimet që Gates i dha një çek të hapur gazetares ndërsa ilustronte sekretin e suksesit të tij janë të rreme, raporton Reuters.
“Gjatë bisedës Gates u pyet nga gazetarja se si kishte arritur të bëhej aq i suksesshëm dhe ai i ofroi asaj një çek të hapur ku ajo mund të shkruante shumën e dollarëve që do donte dhe ai ishte i gatshëm t’a jepte”, ky është një raportim i rremë trasmeton FMimages.net.
Rrëfimi në pretendim vazhdon me gazetare që refuzon ofertën dhe Bill Gates përgjigjet: Nga kjo bisede gazetarja u ndje e ofenduar dhe iu përgjigj: ”Zoti Bill Gates, nuk po flas për këtë. Unë vetëm të pyeta se cili është sekreti i suksesit tuaj”.
Ai ia dha sërish çekun, por ajo përsëri nuk e pranoi. Bill Gates i tha: “Është mundësia jote e fundit. Merre dhe shëno sa të duash.”
Shembuj shtesë të postimeve të ngjashme në mediat sociale janë kudo.
Pamjet videos më poshtë tregon Gates që merr një dhuratë të mbyllur nga Willoughby gjatë talk show -t ‘This Morning’ në Mbretërinë e Bashkuar ( www.itv.com/thismorning ). Gates hap kutinë dhe nga kutia shfaqët një filxhan që mban emrin e programit televiziv.
Një përfaqësues i mediave për Fondacionin Gates i tha Reuters përmes emailit se ky pretendim ishte i rremë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…