Bie një tjetër nga kokat që dikur drejtonin regjimin kinez. Gjykata ”e popullit” e qytetit Changchun ka dënuar me vdekje Fu Zhenghua, ish-ministrin e Drejtësisë kineze, post të cilin e ka mbajtur deri më 2020.
Sipas gjykatës, Fu ka përfituar nga autoriteti i tij për të garantuar fitime të mëdha për veten dhe familjarët, me një shumë që shkon deri në 17.6 milionë euro.
Në 2018 Fu u emërua si ministër i Drejtësisë, dhe dukej kjo trampolina e suksesit definitiv, por në fakt ishte fundi i tij. Pas dy vitesh, ai la postin dhe në tetor të vitit 2021 u zyrtarizua hetimi ndaj tij për korrupsion. Marsin e këtij viti ai u përzu nga Partia Komuniste dhe në prill u arrestua. Tani vjen dënimi me vdekje, që u shndërrua gjithsesi në dënim të përjetshëm.
Analistët e çështjeve kineze nënvizojnë që rënia e Fu Zhenghua nuk është asgjë tjetër veçse rezultati i luftës midis fraksioneve brenda Partisë Komuniste, që ndodhin nën heshtjen e opinionit publik dhe del në pah me vendime të tilla.