LAJME

Kosova dy herë e ndaloi Dukagjin Nikollajn, dy herë ShBA-ja nuk e mori

Insajderi merr vesh që gati një dekade me herët shteti kosovare e kishte arrestuar Dukagjin Nikollajn nën dyshimin për përfshirje në një incident, sikurse ai i mbrëmshmi në BonVivant.

Incidenti kishte ndodhur te kafiteria që në atë kohë quhej “Drrasa e thyer”. Shteti kosovar në atë kohë nuk kishte marrëveshje ekstradimi me ShBA-të por megjithatë e kishte kontaktuar FBI-në për ta informuar. Nga kjo agjenci mori informatën që Nikollaj kërkohet vetëm brenda territorit amerikan.

Vite më vonë, pas marrëveshjeve për ekstradim Kosove-ShBA, përsëri autoritetet kosovare të zbatimit të ligjit e njoftuan ShBA-në se e kanë lokalizuar dhe mund ta arrestojnë Dukagjin Nikollajn.

Edhe në këtë rast, burimet e Insajderit tregojnë që autoritetet amerikane iu kthyen të njëjtën përgjigje që: Nikollaj kërkohet nga FBI nëse është brenda territorit amerikan.

Sipas FBI’së, Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.


Për “Dukën” është lëshuar urdhër arrest në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në disa fotografi “Duka” shihet nën shoqërinë e Kastriot Ramadanit i cili mbeti i vrarë mbrëmë në “Bon Vivant”.

Insajderi mëson se të dy ndodheshin së bashku mbrëmë në lokalin në fjalë.

“Duka” nuk ka arritur të kapet nga policia, aktualisht ai ndodhet në arrati.

Një ndër të dyshuarit për përfshirje në këtë ngjarje është edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”. Ai raportohet se ka mbetur i plagosur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago