Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.
“Kisha nderin të pres sot Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.
E falënderova Ambasadoren Fisher-Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.
Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës.
Numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë luftës së dytë botërore është rritur, familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kanë shpëtuar mijëra herbrenj.
Thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i yni i përbashkët.
E mirëprita gadishmërinë e Ambasadores Fisher-Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19”, shkruan ministrja e Jashtme e Kosovës në rrjetet sociale.