Kosovari afër 20 vjeç kishte tejkaluar shumë shpejtësinë gjatë ngasjes së tij me makinë në Schlieren (ZH). Tani Gjykata e Qarkut e Dietikonit e ka dënuar atë me 14 muaj burg me kusht, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.
Rasti ka ndodhur në prill të këtij viti. Policia e Kantonit kishte kryer një matje lazerike sipas të cilës, i riu kosovar nga rrethi i Dietikonit po e ngiste makinën 130 kilometra në orë gjegjësisht 70 km në orë më shpejt se sa lejohej (60 km / orë).
Me këto shifra, vepra penale e shkeljes së shpejtësisë ishte më shumë se e plotësuar.
Zyra e prokurorit publik pati ngritur akuzën për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut – me shkelje masive të shpejtësisë së sinjalizuar maksimale – si dhe për shkelje të rregullave të trafikut – duke shkaktuar përplasjen me makinën tjetër, nga ana e pasme.
14 muaj burg me kusht plus gjobë
Pasi nuk kishte çfarë të kundërshtohej në lidhje me akuzat, i akuzuari që kishte pranuar veprën kishte dhënë pëlqimin që procesi ndaj tij të zhvillohej me procedurë të shkurtuar. Po ashtu ai kishte pranuar propozimin e prokurorit.
Ky propozim përfshinte një dënim me kusht prej 14 muajsh dhe një gjobë prej 500 frangash, përcjell albinfo.ch.
Gjykata ka konstatuar se vendimi i propozuar nga prokuroria ishte i përshtatshëm, prandaj ka dhënë aktgjykimin. Dënimi me burg prej 14 muajsh është ndër dënimet më të ulëta për shkelje të shpejtësisë, ka thënë kryetari i gjykatës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…