Katër persona kanë përfunduar të lënduar nga një përleshje që ka ndodhur në komunën e Vitisë, të premten e 25 nëntorit.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani,
“Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, ka thënë Hashani për AP.
Ai tutje ka njoftuar se Policia në momentin që ka kuptuar rrethanat është paraqitur në vendin e ngjarjes.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit”.
Rreth kësaj ngjarje përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar edhe njëri nga doktorët e QKMF-së të qytetit të Vitisë, Përparim Pajaziti.
“4 persona kanë ardhur me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta, sipas gjitha gjasave me thikë. Ne u kemi dhënë ndihmën e parë dhe ata janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”, ka shkruar ai.
Teksa rasti është duke u hetuar nga Polica e Kosovës, hetimet Rajonale në Gjilan.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…