Tentoi ta sfidojë veten e të ngjitet në maje të bjeshkëve të Deçanit.
https://youtu.be/KCwfvjBYJCg
E kjo gjë për pak sa nuk i kushtoi me jetë një të riu nga Vushtrria, i cili filloi që për disa metra të rrokulliset bjeshkës, së bashku me veturën e tij të përgaditur për male.
Madje nga rrokullisja dhe shpejtësia e saj vetura e hodhi përjashta shoferin.
Gjithë kjo ngjarje ndodhi të dielën në mbledhi e cila ishte organizuar nga klubi ”Off Road Dukagjini” që u mbajt për nder të ditës së çlirimit të rrafshit të Dukagjinit.
Drejtuesi i makinës mori lëndime në duar dhë në këmbë.
Të tilla ngjarje kishte përjetuar edhe një adhurues i këtij sporti, Shemsi Potera. Për 13 vjet me radhë edhe Potera e rrezikoi jetën e tij në mbledhi të tilla.