Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kritikuar kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq,
Kraja ka thënë se Abazoviq, me qëndrimet e tij, po rreshtohet ka partitë që janë pro-serbe në Mal të Zi.
“Le ta qartësojë pozicionin e tij politik. Ka një kohë që është në të njëjtat valë me partitë politike pro-serbe të Malit të Zi. Ka qenë në koalicion me ta, është ndarë, por qëndrimet e tij janë të njëjta. Ato qëndrime janë pro-serbe dhe janë të komunitetit serb në Mal të Zi. Sa i përket Ballkanit të Hapur, janë e njëjta gjë. Sa i përket Demarkacionit, është e njëjta gjë. Nuk e di pse qenka nevoja që në Prishtinë të luajnë avokatin e tij”, tha ai.
“Origjina që është shqiptar, kjo është arsyeja pse kosovarët e mbështesin Abazoviqin. Por nuk është i vetmi. Është edhe ani në Australi me origjinë arbëreshe. Por cilat janë pikat e tij që e mbështesin apo jo Kosovën. Shikoni deklaratën e tij për demarkacionin dhe shikoni deklaratën e Gjukanoviqit. Pra shikojeni. Kjo pritej. Është më i afërt me partitë pro-serbe e pro-ruse se sa me të tjerët pro-perëndimor”, shton ai.
Tutje Kraja thotë se Gjukanoviq është më i afërt me shqiptarët dhe i ka shpërblyer ata për votën pro pavarësisë së Malit të Zi.
“E kam thënë edhe këtë. Mali i Zi është bërë i pavarur me ndihmën e pakursyer të shqiptarëve e boshnjakëve. Gjukanoviqi e di këtë. Le të heqim këto është i korruptuar e i pakorruptuar. Këtë meritë nuk mund t’ia mohojë askush. Ne si Kosovë kemi pasur një gjë që na ka interesuar, ka qenë raporti me shqiptarët. Gjukanoviq u ka dhënë të drejta. U ka dhënë përfaqësim. Tani në Mal të Zi, shqitparët nuk janë të koncentruar, por të shpërndarë. Ai i ka shpërblyer për këtë fakt. U gjeten në pzoitë në anën e drejtë edhe të historisë edhe të zhvillimeve. Këtë situatë, vjen një shqiptar dhe e përmbys. Ai e konteston demarkacionin dhe krijon probleme me Ballkanin e Hapur. Nëse Mali i Zi nuk ksuhtëzon me gjtihëpërfshirje, do të ketë probleme. Prozita e Abazoviqit është shumë më e disfavorshme se sa pozicioni i Gjukanoviq dhe kjo është cinike”, përfundoi ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…