Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja, ka folur për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kraja në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës tha se po të ishte aq shqiptar, ai nuk do të bënte koalicion me partinë pro serbe në Mal të Zi.
Ai theksoi se Abazoviq nuk ka votues shqiptar por ka votues malazezë dhe boshnjakë.
Sipas tij numri dy i Qeverisë të Malit të Zi nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve.
“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Problemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviqi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar. Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar. Nuk dua t’ia mohoj unë nacionalitetin, është çështje krejt individuale e tij por duhe të them një gjë: Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Malin e Zi”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…