Jetmir Buçpapa ishte një nga personat e bandës prej 6 anëtarësh që vodhën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge, Kent.
Ai është martuar disa muaj pasi u lirua para afatit të caktuar. Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e ‘Securitas në Tonbridge’, e cilësuar si një nga grabitjet më të mëdha në Britani.
Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund.
41-vjeçari shqiptar u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë.
Ai u lirua në gusht të vitit të kaluar (2020) dhe u deportua në Shqipëri.
Gruaja e parë britanike e Buçpapaës, Rebecca, ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte në burg.
Mësohet se Buçpapa u martua sërish me Besiana Dunishën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, me një festë luksoze.
Burime nga Shqipëria bënë me dije se autoritete britanike nuk kanë asnjë kërkesë për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij, shkruan Mirror.
Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. ata gjithashtu lidhën 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.
| | |||
| Pamje nga grabitja | |||
| | |||
| Jetmir Buçpapa |
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…