LAJME

Kreu i besimtarëve myslimanë shqiptarë mban fjalim në Kishën Evangjeliste

“Të krishterët dhe muslimanët besojnë në të njëjtin Zot: Zotin e Abrahamit dhe Isakut. Është mirë që mund të festojmë së bashku këtu dhe tani. Sepse ne jemi në rrugën tonë së bashku si besimtarë në rrugë të ndryshme, por drejt të njëjtit Zot”

Kultivimi i bashkëjetesës mes komuniteteve fetare në Zvicër është një traditë e bukur që ushqehet çdo ditë, edhe me veprime konkrete.

Në këtë kuadër, të dielën, më 6 nëntor, imami, hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në kishën fqinje evangjelsite (reformiste) në Winkeln (SG), shkruan albinfo.ch. Ai me këtë rast ka përshëndetur priftin evangjelist, Marcus Schattan, prift i cili ishte i angazhuar deri më tani në këtë kishë.

“Me Marcusin u përshëndetëm pasi tash ai kalon në një qytet tjetër, për të shërbyer në institucione të tjera. Në këtë ceremoni fetare lamturmirëse mori pjesë, pos imamit, edhe kryetari i xhamisë, Sadush Ajrullai. Vëllezërisht në paqe, të ndryshëm por të bashkuar!”, shprehet imami në një postim në rrjetet sociale.

Me këtë rast, hfz. Mehas Alija i ka dhuruar një dhuratë simbolike priftit Marcus Schatan.

Në fjalëne tij, ai veç tjerash ka thënë: “Komuniteti i besimtarëve është më i madh se vetëm komuniteti i të krishterëve të reformuar dhe katolikë: ne jemi në rrugën tonë së bashku si myslimanë dhe të krishterë. Ne jemi jashtë dhe rreth së bashku këtu në qarkun Winkeln dhe kudo tjetër në shoqërinë zvicerane. Të krishterët dhe muslimanët besojnë në të njëjtin Zot: Zotin e Abrahamit dhe Isakut. Është mirë që mund të festojmë së bashku këtu dhe tani. Sepse ne jemi në rrugën tonë së bashku si besimtarë në rrugë të ndryshme, por drejt të njëjtit Zot”.

I dashur Marcus

Në emër tim dhe të komunitetit tonë islam El-Hidaje, ju falënderoj shumë për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm. Mirëpritja juaj ka qenë gjithmonë e mrekullueshme dhe kaq e ngrohtë!
Tradita hebraike-kristiane-islame në Evropë paraqet një vlerë të veçantë për të gjithë ne, prandaj duhet ta ruajmë dhe kultivojmë në frymën e paqes dhe të harmonisë.

I dashur Marcus, ju uroj gjithë të mirat, ju dhe familjes tuaj dhe komunitetit tuaj!
Më në fund, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ne!

Mehas Alija


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago