BOTA

Krimineli Kadyrov kritikon Putinin se po tregohet shumë i butë: Po presim urdhrin. Shoku Komandant Suprem, shërbëtorët e tu janë 100% gati

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, duket se ka kritikuar Presidentin rus, Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se po tregohet shumë i butë me ukrainasit. Në një mesazh video, udhëheqësi i republikës çeçene, pjesë të Federatës Ruse, kërkoi që Putin të rriste presionin ushtarak mbi Ukrainën, duke sulmuar edhe qytete të tjera, përfshi edhe Kievin.

“Duhet të nisim menjëherë fazën e dytë të luftës dhe të futemi në qytete të tjera, si Kharkiv, Kiev, Kherson… Në të gjitha qytetet, të marrim kontrollin dhe të vendosim autoritetin tonë atje. Pastaj të vazhdojmë dialogun me shtetet e tjera që duan të kenë marrëdhënie me ne. N2ëse duan sanksione, do të përballemi me to. Nëse duan luftë, do të luftojmë… Si luftëtar, i kërkoj lidershipit të vendit të marrin këtë vendim. Sa më shpejt, aq më mirë. Vladimir Vladimirovich, po presim urdhrin. Shoku Komandant Suprem, shërbëtorët e tu janë 100% gati”.

Kadyrov mban gradën e gjeneralit në Gardën Kombëtare të Rusisë, përveç se është kreu i Çeçenisë, një vend i pasur me naftë. Ai konsiderohet se është njeriu i dytë më i pasur në vend, pas Putinit. Çeçenia besohet se ka dërguar disa mijëra trupa në Ukrainë, që luftojnë kryesisht në jug të vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

39 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago