Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike, ku thanë se do të zhvillojnë mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit.
Ata zunë vend në një nga sallat e selisë së PD, vetëm pak metra nga një tjetër sallë, ku Lulzim Basha po zhvillon mbledhjen e kryesisë së partisë. Sipas një njoftimi të PD, aty po zhvillohet një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të partisë.
Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident, por dita e hënë shënon një tjetër thellim të krizës në partinë më të madhe të opozitës.
Më herët, PD paditi në SPAK 3 deputetë dhe 2 sekretarë, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. PD i akuzon për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190, paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.
Basha dhe kryesia e partisë nuk e njeh kuvendin e 11 dhjetorit dhe kanë thërritur një tjetër kuvend me 18 dhjetor. Por në kuvendin e 18 dhjetorit, delegatët votuan për shkarkimin e Bashës, vendim që do të miratohet përfundimisht të shtunën, ku do të mbahet votimi në çdo degë.
Berisha e quajti Bashën të shkarkuar tashmë, por tha se ai vijon të jetë deputet i PD dhe mund të qendrojë si pjesë e fraksioneve që janë lejuar në parti.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…