KRYESORE

Kroatët tallen me Vuçiqin: E çoi gruan në Kenia për ta parandaluar njohjen e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i cili u nënshkrua nga presidenti i këtij vendi, William Ruto.

Ky lajm u mirëprit në vend, teksa u përshëndet nga liderët e vendit.

Media kroate “Index” ka raportuar për këtë njohje, teksa ka treguar se si presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, e kishte dërguar bashkëshorten e tij, Tamara në Kenia së fundmi për të, siç tha, “parandaluar njohjen e Kosovës”.

“Njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit të kaluar, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Alleksandar Vuçiq, u dërgua në Nairobi si pjesë e fushatës diplomatike të Serbisë”.

“Vizita e saj ishte e paparalajmëruar, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës. Gruaja e Vuçiqit më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias”.

“Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenian, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Vuçiqi ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e ‘vullnetit të mirë’ të presidentit serb”.

“Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer me femra vendase në Kenia”, shkroi media kroate “Index”.

Megjithatë, ky medium thotë se edhe përkundër këtyre përpjekjeve, vendimi për njohjen e Kosovës megjithatë u mor dhe Kenia u bë vendi i fundit në një seri shtetesh që mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Serbisë e ka dënuar ashpër vendimin e Kenias, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe një “shkelje të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Një vendim i tillë minon përpjekjet që synojnë dialogun konstruktiv, stabilitetin rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Ai gjithashtu vendos një precedent të trishtuar në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Kenisë”, thuhet në deklaratë.

Ministria tha se Serbia do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike” për t’iu përgjigjur masës së Kenias.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago