Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen këtë të dielë me një postim në rrjetin social.
Pas tërmetit të tmerrshëm në Durrës e Thumarë, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, në një deklaratë për media kishte dhënë një koment të rëndë. ‘jemi të kënaqur me 51 viktima”, ishte deklaruar kryetarja duke aluduar në numrin e personave që humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar që e goditi Shqipërinë.
Deklarata hasi në reagime të shumta, e vetëm disa orë më vonë, Valbona Sako ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së Bashkësisë së Durrësit.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se dje, kryetarja Sako në një intervistë të dhënë për “Top Channel” Valbona Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”. E para e qytetit të Durrësit ka reaguar duke sqaruar gafën në këtë intervistë televizive.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…