Një kryebashkiak meksikan është martuar me një aligator, të veshur me fustan nusërie.
Victor Hugo Sosa, kryebashkiak i San Pedro Huamelula, zhvilloi ceremoninë martesore si pjesë e një rituali të lashtë indigjen, që bëhet për të sjellë mirëqënie për zonën.
Aligatori konsiderohet si Zot dhe martesa e tij me udhëheqësit e qytezës simbolizon bashkimin e njerëzores me hyjnoren.
Goja e aligatorit ishte mbyllur duke i shtrënguar një litar, në mënyrë që gjatë dasmës mos të kishte kafshime të të ftuarve.