Ukraina i ka kërkuar Turqisë të ndalojë anijen ruse të ngarkesave Zhibek Zholy, sipas një dokumenti të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Anija supozohet se përmban një ngarkesë drithi të marrë nga porti i pushtuar nga Rusia i Berdyansk në juglindje. Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke cituar informacionin e marrë nga administrata detare e vendit, tha se Zhibek Zholy kishte marrë rreth 4,500 tonë drithë.
Bëhet fjalë pasi u raportua më herët se Rusia ka filluar transportimin e grurit nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara, gjë që Moska e ka mohuar – por frika nga mungesa e ushqimit është rritur pavarësisht.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…