Komisioni Evropian sot ka dalë me raport përmes të cilit ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian për Bosnje e Hercegovinën.
Ndaj kësaj ka reaguar kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schanellberg, duke thënë se është një lëvizje strategjike dhe një vendim që është dashur të merret më herët.
Gjithashtu Schallenberg ka thënë se është koha e fundit që të lëvizet përpara dhe përfundimisht t’i liberalizohen vizat edhe Kosovës.
“Duhen vepra më shumë se fjalë”, ka shkruar Schalleberg.