Kryeministri Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.
Avdullahu