Likud e Benjamin Netaniau është sërish partia e parë në Izrael me 37 deputetë, duke përmbysur sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve të shtatorit në vend.
Rivali i tij kryesor Beni Gantz, lider i partisë së qendrës Bardhë e Blu, ka ndaluar në 32 vende në parlament. Kjo është hera e tretë që vendi shkon në zgjedhje brenda një viti
Sipas të dhënave të para blloku i partive të djathta që mbështet Netaniaun mund të marrë 59 vende në parlament, dy më pak se sa numri i duhur për të pasur një mazhorancë.
Sfida e këtyre zgjedhjeve të parat në një situatë koronavirusi në Izrael me 18 qendra votimi të vecanta për më shumë se 56000 izraelitë në karantinë – duket ende pa fitimtar. Edhe pse rezultati është një triumf për Netaniaun i cili në 17 mars do të jetë në gjykatë ku do të përballet me akuzat për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…