BREAKING NEWS

Kryeministri i Kanadasë jep dorëheqjen

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij dhe gjithashtu edhe si kryetari i partisë së tij.

Trudeau tha se vendimi i tij erdhi pas diskutimeve të gjata me familjen e tij, shkruan A2.

Në një konferencë për shtyp ai tha se “Kanadaja meriton të ketë një zgjedhje të vërtetë” për zgjedhjet e ardhshme.

“Është e qartë se nëse mua më duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem zgjedhja më e mirë për kanadezët”, u shpreh Trudeau.

Më tej, Justin Trudeau tha se Kanadaja është një vend më i mirë sot nga sa ishte kur ai u bë kryeministër në vitin 2015: “Qeveria jonë bëri që ekonomia të rritej për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Ulëm varfërinë dhe përfshimë më shumë njerëz në forcën punëtore të vendit”.

Në mes të muajit dhjetor, Chrystia Freeland, aleatja e vjetër e kryeministrit, dha dorëheqjen papritur duke rritur presionin mbi lidershipin e Trudeau, përcjell A2.

“Shpresoja shumë që të vazhdonte në detyrën e si si ministre e Financave dhe zëvendëskryeministre, por vendosi që të largohej”, tha Trudeau.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago