LAJME

Kryepeshkopi Anastas po mjekohet në spitalin ‘Ungjillëzimi’ në Athinë! U transportua me avion ushtarak!

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi është dërguar për kurim në spitalin “Ungjillëzimi” në kryeqytetin grek pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore që e bëri të nevojshme transferimin e tij pasditem e sotme (3 janar 2025) nga Tirana në Athinë, shkruan CNN grek.

Kryepeshkopi po i nënshtrohet disa analizave dhe spitali pritet të dalë nesër (04/01), me një njoftim për gjëndjen shëndetësore të Fortlumturisë së tij. Kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga doktoresha Anastasia Kottanidou e njëjta që është kujdesur për të 5 vite më parë kur u shtrua pasi u prek nga coronavirusi.

Viroza e gripit sezonal që ka prekur hierarkun 95-vjeçar duket se është zhvilluar në një infeksion dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka pasur gjakderdhje në aparatin tretës.

Burime pranë Kishës Orthodhokse në Tiranë bënë me dije për Report TV dhe Shqiptarja.com se gjendja e Kryepiskopit në këto momente është e stabilizuar. Po sipas të njëjtave burime, dërgimi në Athinë rreth orës 18:30,  me orën tonë u krye për ta mbajtur nën kontroll rekuperimin shëndetësor të Fortlumturisë së tij.

Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal. Shtrimi i tij u konsiderua i nevojshëm duke marrë parasysh moshën 95 vjeçare dhe gjendjen e tij shëndetësore, shkruan CNN grek.

Sot, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë ishte përkeqësuar ndjeshëm. Sipas informacioneve, ai ka pasur hemorragji gastrointestinale dhe edemë pulmonare dhe “gjendja e tij është shumë serioze; shkruan sot CNN grek 

Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë me një avion C-27J të Forcave Ajrore Greke me ndihmën e një ekipi të posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi). CNN grek shkruan se ka pasur një vonesë në fluturimin e avionit, por kjo jo për shkak të gjendjes shëndetësore të kryepiskopit, i cili nuk ka qenë i intubuar.

Ndërkohë ëebajti grek ‘Protothema’, mesditën e sotme,shkruante se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit, 95 vjeç, ishte rënduar.

Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”,  (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.Në atë kohë, Profesoresha Anastasia Kotanidou u kujdes për të dhe pritet që të ndodhë e njëjta gjë edhe tani. Megjithatë, gjendja e hierarkut është nën kontroll.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago