Kryeshefi i KRU ‘Gjakova’ që u arrestua në Bullgari pritet të ekstradohet në Itali

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet italiane. Krasniqi dyshohet se ka rënë në prangat e Policisë në Bullgari para disa ditësh teksa kishte marrë rrugën për pushime bashkë me familjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët për Sinjalin dje njoftuan se Krasniqi është ndaluar më 19 shkurt në pikën e kalimit kufitar ‘Gyushevo’.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo”.

Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasiqë i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.