LAJME

Kryetari i Parlamentit italian 10 ditë si turist i thjeshtë në Shqipëri: Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i çfarëdoshëm

Personi që shihni në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje  për t’u nisur për në Bari me tragetin “Adria”, është Roberto Fico, president i Parlamentit italian, posti i tretë më i rëndësishëm institucional i vendit fqinj. 

Roberto Fico mbërriti në Shqipëri 10 ditë më parë për të kaluar këtu një periudhë pushimesh me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes.

Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali.

Asnjë protokoll, asnjë kërkesë për asistencë konsullore. dje Roberto Fico qëndroi 2 orë në pritje në radhë në portin e Durrësit bashkë me qindra turistë të tjerë dhe vetëm pak vetë e njohën, përfshi dhe një lexues të Shqiptarja.com që bëri këtë foto.

Me 25 shtator të këtij viti në Itali, do të votohet për të zgjedhur parlamentin e ri dhe me siguri Roberto Fico do të lerë detyrën e tij si president i Parlamentit.

Por modestia dhe thjeshtësia që tregon në këtë udhëtim shqiptar, do të duhej të shërbente si shembull për shumë politikanë (apo analistë) shqiptarë, të cilët udhëtojnë e pushojnë si VIP-a.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago