Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së bashku me të punësuar të Qytetit dhe një këshilltar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, u sulmuan fizikisht sot gjatë një inspektimi në një ndërtim pa leje në lagjen Çair, raporton portali Infomax.
Siç thuhet, ndërtesa pa leje ndodhet pranë stacionit policor në Bit Pazar, dhe në vendin e ngjarjes, përveç kryetares, ishin të pranishëm edhe një këshilltar i Këshillit të Qytetit, sekretari i Qytetit të Shkupit, udhëheqësi i sektorit dhe zyrtarë nga sektori i urbanizmit, si dhe inspektorë të Qytetit të Shkupit.
Arsovska së bashku me të punësuar të Qytetit të Shkupit, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të spitalit “8 Shtatori”, për shkak të lëndimeve trupore që kanë pësuar. MPB pritet të dal me detaje lidhur me incidentin
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…