Nga Ben Manaj
Kurrë nuk kam parë kaq shumë të huaj nëpër Shqipëri sa kësaj here dhe një sy vëzhguesi e vëren që në aeroport! Shumica, dukshem, janë turistë apo holidaymakers siç i sheh resorteve greke apo kroate e gjetkë nëpër Mesdhe.
Në Ksamil pushuesit shqiptarë janë në minorancë, ndoshta për herë të parë.Kjo dyndje, falë edhe reklames së paprecedentë në mediat ndërkombetare për Ksmailin, veçanerisht, dhe turizmin në Shqipëri.
Unë kam një pronë në Ksamil dhe e adhuro, por me dhimbset kjo perlë e vendit tim, përndryshe nuk do investoja këtu dhe po bëjë kritizerin për ta parë gjithnjë e më mirë këtë resort.
Por Ksmaili po më zhgënjen me çmimet; një autogol për ata që bëjnë biznes aty.
Çmimet e shezlongeve dhe çadrave janë sa gjysma e çmimit të dhomave!
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit për pushimet.
E panevojshme!
Po e vuajnë dhe do e vuajnë restorantet nën kapacitetet e tyre dhe frikshem bosh.
Kjo është e dukshme gjatë një shëtitje në mbrëmje nëpër Ksamil, i cili çdo vit ka një rekuizitë dhe infrastrukturë akoma më moderne, fale investimeve të privatit, për hir të së vertetës.
Argetimi post-plazh non-egzistent!
Transporti publik rakitik dhe pa makinë private s’ka akses askund.
Po e vuajnë edhe sherbimet e tjera turistike, që nga njesitë akomoduese private dhe hoteleria, aktivitetet e sporteve ujore e kështu me rradhë.
Çmimet e cadrave nuk janë forma më e mirë për mbushjen e restoranteve dhe largimin e atyre që marrin bukë me vete.
E kunderta në kushtet e Ksmailit!
Kjo perlë ka fluks marramendes të huajsh, por nuk është ende elitar se vetë resorti nuk ka parametrat e një kategorie të tillë ende, pavaresisht endrres, dhe këtu jam dakort me Auron Taren, një tjetër tepelenas si unë!
Nëse nuk hiqet dore nga praktika infantile e pasurimit brenda natës, tërë kjo çmenduri pro Ksamilit si “Maldivet e Evropes”, do kthehet në bumerang herët a vonë. Turizmi është një industri që bazohet në feedback, si për mirë edhe për keq.