Kthehen pas 29 vjetësh nga Gjermania për të jetuar në Kosovë

Migrimi nga Kosova për në vendet e Evropës është top temë në jetën e përditshme tek ne.

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/832288840538562/

Interesimi për t’u larguar nga vendi ynë është shumë i madh.

Por, të kundërtën ka zgjedhur ta bëjë familja e Antoneta Coli-Mehmetit.

Ata pas afro tre dekadash të qëndrimit në Gjermani vendosen të kthehen në Kosovë për të jetuar.

Ajo së bashku me bashkëshortin Gëzimin kanë edhe një vajzë e cila di të flasë edhe gjermanisht edhe shqip.

Në një rrëfim të shkurtër për Deutsche Welle, Antoneta dhe Gëzimi treguan se pse vendosën të rikthehen nga Gjermania në Kosovë.