Përkeqësimi i motit ka sjellë dallgëzim të lartë në bregdetet duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet në vend.
Reshjet e shiut në disa nga portet në vend kanë bërë që të vështirësohen lundrimet e anijeve dhe trageteve.
Po ashtu plazhet kryesore të vendit janë boshatisur nga turistët si dhe disa qytetet rrezikohen nga përmbytja.
Në Shëngjin fluksi i lartë i automjeteve krijoj trafik të rënduar për shkak të turisteve që po largoheshin nga moti i keq.
Në Derëzezë, pushuesit të boshatisin plazhin duke pushimet e tyre këtë fundjavë. E gjithë zona bregdetare është e zbrazur ndërsa reshjet e shiut kanë trazuar dhe detin, duke e bërë të pamundur lundrimin në këtë zonë.
Në Vlorë reshjet e rëna me intensitet sollën probleme në disa rrugë të qytetit, në lagjen 1 Maj, 24 Maj si dhe në disa pika problematike në zonën e Skelës. Edhe pse mungojnë njerëzit në plazhe numri i lartë i automjeteve që kanë hyrë ka sjellë trafik të rënduar këtë fundjavë dhe në qytetin e Vlorës.
Moti i paqëndrueshëm pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…