Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri Partinë Socialiste për t’i qeverisur me një kryetar bashkie, i cili është duke e udhëhequr garën, Albert Halilajn.
Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 64 kuti, ku kryeson kandidati i PS-së Albert Halilaj me 11260 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka siguruar deri më tani 6446 vota.
Zgjedhjet e 14 Majit në Kukës prodhuan rezultatin 11.632 vota për Safet Gjicin ndërsa 9.592 vota për Admir Sinamatin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjici fitoi ato zgjedhje me +2040 vota.
Socialistët pritet ta thellojnë edhe më shumë këtë rezultat deri në numërimi e kutisë së fundit. I dërguari i Top Channel në Kukës Muhamed Veliu, thotë se procesi i numërimit ka nisur rreth orës 23:00 të ditës së djeshme. Numërimi vijon pa ndërprerje, megjithëse lodhja e numëruesve është evidente. Nëse vijohet me të tilla ritme numërimi, pritet përfundimi i kutisë së fundit jo përpara orës 12:00 të së hënës.
Emri Vata, kandidati “Bashkë Fitojmë” ka qëndruar në vendin e numrit të votave deri pas mesnatës dhe është larguar, pasi ka kuptuar se trendi i kutive të numërimit nuk ishte në favorin e tij. Bashkë me të janë larguar edhe deputetët e PD-së, të cilët e shoqëronin.
Procesi i numërimit nisi me shumë vonesë, si pasojë e një numri të madh personash në vendin e numërimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur palestrën e më pas ka lejuar vetëm një numër të caktuar vëzhguesish të dy subjekteve politike.
I rrethuar nga mbështetësit e tij, Albert Haliaj është prezent në palestrën e shkollës Lidhja Prizrenit që prej nisjes së numërimit. Drejtoria vendore e policisë Kukës me shumë profesionalizëm përmes një sistemi me numra, ndihmoi në mbarëvajtjen e administrimit të materialeve zgjedhore deri në mbërritje e kutisë së fundit.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…