Avokati Besnik Berisha thotë se interpretimi që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e thotë qartë se partia që i fiton zgjedhjet e ka të sigurt vetëm pozitën e kryekuvendarit. Sipas tij, çdo gjë tjetër është e diskutueshme.
Berisha në emisionin “Pressing” ka thënë se qytetarët i kanë dhënë Lëvizjës Vetëvendosje vetëm një mandat më shumë se sa LDK’së.
Ndërkaq ai thotë se interpretimi kushtetues bën të qartë se VV-së i takon posti i kryeparlamentarit, ndërsa gjithçka tjetër mund të diskutohet mes partnerëve, madje edhe posti i kryeministrit.
“Vetëm postin e kryeparlamentarit, pra të speaker-it ia rezervon interpretimi kushtetues. Gjithçka tjetër është e diskutueshme”, ka thënë avokati.
“VV si parti e parë e dalë në rezultate ka të drejtë ta marrë kryeparlamentarin. KM nuk nënkupton me automatizëm që është i partisë së parë, por është i partisë që arrin t’i marrë 61 vota ditën që del në votim në Kuvend”, shton ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…