Nata e Krishtlindjeve është vetëm disa orë larg, një natë plot gëzim ku njerëzit shpërndajnë mirësi dhe lumturi.
Por në një natë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, një 67 vjeçar nga Tennessee mori një lajm shumë të keq.
Mjekët i treguan se atij i ishte rikthyer kanceri prej të cilit ishte kuruar disa kohë më parë.
Penn Pennington me profesion muzikant, u shtrua në spitalin e Tennesse për të kryer një seancë kimioterapie.
Një infermiere i dha pacientit të diagnostikuar me kancer një kitarë dhe sëbashku filluan të këndonin një prej këngëve të Krishlindjeve, “Holy Night”.
E gjithë skena u regjistrua në kamera ku më pas u postua në rrjet nga vetë infermierja.
“Ata po kalojnë vërtet një kohë të vështirë dhe unë dua t’i ndihmoj ata të harrojnë se ata janë në spital vetëm për disa minuta, qoftë me shaka ose duke treguar histori të çmendura nga fëmijëria ime, ose, si tani, duke luajtur muzikë” – shprehet 24 vjeçarja.
Video e tyre bëri xhiron e rrjetit brenda pak orëve duke marrë shumë urime për shërimin sa më të shpejtë të 67 vjeçarit.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…