LAJME

“Kur jeni pa uniformë, i qëroj hesapet”/ I riu në Graçanicë kërcënon dy zyrtarë policorë

Zyrtarët policorë shpeshherë janë cak i kërcënimeve serioze qoftë kur janë jashtë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Jo rrallëherë kanosjet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Graçanicë, ku dy zyrtarë policorë janë kërcënuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari, I.B., 33-vjeçar, fillimisht është ndaluar nga Policia për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, derisa ishte nën ndikimin e alkoolit.

Sinjali mëson se i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka vazhduar me sjellje agresive e madje edhe me kërcënime ndaj zyrtarëve policorë, që po e trajtonin rastin.

Të njëjtat burime thonë se i njëjti i ka kanosur seriozisht policët, duke i paralajmëruar se do t’i qërojë hesapet me ta, posa të jenë pa uniforma.

Përballë kësaj situate, Policia është detyruar ta vë situatën nën kontroll, me ç’rast i dyshuari është ndaluar dhe më pas është marrë në pyetje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për kanosje dhe të dorëzohet kallëzimi penal brenda afatit ligjor.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago