Gjatë fundjavës në rrugët e komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë u shfaqen grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” si dhe “Mbrojtja civile ju mbron”.
Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge popullore serbe nacionaliste, ndërsa “Mbrojtja Civile” është një organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës.
Grafitet kanë vënë në lëvizje institucionet e Kosovës të cilët tashmë janë duke e hetuar rastin.
“Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është njoftuar nga policia se në vende të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Leposaqviç janë hasur disa mbishkrime me përmbajtje të nxitjes së përçarjes ndër etnike. Me urdhër të prokurorit rasti është kualifikuar si ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe është duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, tha Valon Preteni, Prokuroria Themelore e Mitrovicës
Parulla të njëjta ishin shfaqur edhe para ngjarjes në Banjskë më 24 shtator, ndërsa këto veprime po shihen si tentim për të mbajtur situatën nën tension.
“Ky është vetëm një tentim i vogël, shumë i vogël, që ta mbajnë situatën kinse nën tension por fakti qëndron krejt ndryshe sepse matanë lumit Ibër po zhvillohet një jetë krejtësisht normale sikruse në çdo cep të Republikës së Kosovës”, u shpreh Arben, ekspert i sigurisë.
Institucionet e sigurisë vlerësohen se janë shumë më të përgatitura pas rastit në Banjskë.
“Nuk mendoj që do të ketë ndonjë trazirë siç e pretendojnë ekstremistët sepse nuk do të kenë suskes ashtu siç nuk kanë pasur sukses më 24 shtator” , shtoi Dashevci.
Këto grafite nëpër rrugët e komunave veriore më pas janë fshirë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…