Sami Kurteshi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot Gjykata i ka thënë jo shtrenjtimit të energjisë elektrike, derisa ka shtuar se bordi i ZRrE-së meriton shkarkim dhe hetim nga prokuroria.
Javë më parë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Getoar Mjeku kishin dorëzuar në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në kuadër të kërkesës për mosshtrenjtim të energjisë elektrike.
VV-ja dorëzon në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë
Kurse Vetëvendosje ngritur padi ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike, duke kërkuar pezullimin e vendimit deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga gjykata.
“Edhe një herë i thotë jo shtrenjtimit të kundërligjshëm të energjisë elektrike të lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga ZRrE, organ ky që nuk di, nuk mundet, nuk do e nuk guxon të bëjë punën e vet, të mbrojë konsumatorin – qytetarin e Kosovës – nga zhvatja e hajnia, por vazhdimisht është mashë e oligarkëve dhe qarqeve kriminale të sektorit të energjisë”, ka shkruar Kurteshi.
Tutje ai ka kërkuar hetim nga prokuroria për këtë rast.
“Koha e ndryshimeve erdhi. Zhvatja, hajnia dhe korrupsioni po fundosen ngadalë, bashkë me shumë të ngjashëm. Bordi i ZRrE meriton shkarkim dhe hetim nga prokuroria”, ka shkruar Kurteshi.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…