KRYESORE

Kurti bën nderime tek varri i dëshmorit Ismet Rrahmani

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të shtunë ka bërë nderime tek varri i dëshmorit Ismet Rrahmani nga Açareva e Skënderajt.

Kurti u prit edhe nga familja Rrahmani, teksa zgjodhi fjalët më të mira për Ismetin që ra dëshmor në moshën 36-vjeçare, njofton Klankosova.tv.

“Në prag të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, më 11 qershor, Ismet Rrahmani nga Açareva e Skënderajt, do t’i mbushte 60 vjet. Ai ra dëshmor te “Zabeli i Mustafës” afër lumit të Klinës, më 27 gusht 1998. Sot bëra nderime te varri i tij, para se ta vizitoj familjen e tij dhe kullën e ndërtuar afër vendit ku është vrarë Ismeti, bashkëluftëtar i dëshmorit Bekim Berisha – Abeja. Në oborrin e kullës ishin mbjellur 36 pisha, aq vjet sa kishte Ismeti kur ra dëshmor, ndërkaq kulla ishte ngritur pranë një lisi 700 vjeçar”.

“Në shtëpi na priti nëna e dëshmorit, Nëna Cyme, 84 vjeçare. Ismeti kishte qenë arsimtar në shkollën “Rilindja” të Açarevës dhe në shkollën “Kuvendi i Drenicës” në Abri të Ulët. Edhe Nëna Cyme ka qenë dikur mësuese në Ujmir e në Dush të Klinës”.

“Ismet Rrahmani (11.6.1962 – 27.8.1998) ishte burgosur e torturuar nga Serbia në vjeshtën e vitit 1996, para se të bëhej luftëtar i lirisë. Krahas Ismetit, edhe katër djemtë e tjerë të Nënës Cyme, Sabiti, Ramoshi, Haliti dhe Dastani, i ishin bashkuar luftës çlirimtare. Nuk ka pasur shtëpi në Açarevë që s’e ka pasur së paku një ushtar të UÇK-së. Nga ky fshat vijnë dy gjeneralët Rexhep e Sylejman Selimi”.Mes tjerash, kryeministri Kurti lavdëroi familjen Rrahmani për luftëtarët e paepur në luftë dhe për punëtorët e palodhshëm në paqe.

“Vëllau i vogël i dëshmorit, Dastani, me mall e krenari, na e shpjegonte secilën foto në muret e kullës dhe secilën gjurmë predhe në muret e shtëpisë.
Vëllau i madh i dëshmorit, Ramoshi, me gruan e tij, Veziren, dhe djalin e tij Arbonin, po e punonin tokën: 20 hektarë (shumica të marra me qira) i mbjellin me grurë e misër, 40 ari me lakër; dhe, i kanë edhe 20 koshere me bletë dhe 20 krerë lopë. Familje luftëtarësh të p


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago