KRYESORE

Kurti: Dëshirojnë ta thyejnë kurrizin tim, kam informacione që egziston marrëveshja e gatshme me Serbinë

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është shprehur i prerë që nuk do ta largojë taksën pa vendosjen e reciprocitet, qoftë edhe në mënyrë graduale.

Sipas tij, mbajtja e tarifës pa reciprocitet është ekstrem.

“Edhe heqja e plotë e tarifës 100% pa e vendosur dhe përmendur reciprocitetin është ekstrem. Ne duhet të jemi kundër dy ekstremëve. Duhet të jemi normal. Jam i bindur që ka një qëndrim normal, ky është zëvendësimi i tarifës me reciprocitet. Ka një qëndrim sublim, zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin”, ka thënë ai.

Më tej, Kurti tha se nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe fillim të dialogut, kjo është gënjeshtër, shkruan Indeksonline

“Po e ritheksoj, ose krejt ose hiq, ose tash ose kurrë, nuk bën. Është e domosdoshme që të ikim nga këto pozicione ekstreme. Bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe mbyllje të dialogut dhe një marrëveshje të gatshme midis dy presidentëve. Ajo cka po kërkohet që të thyhem unë si kryeministër në mënyrë që të marrë fuqi ai që ka bërë marrëveshjes sekrete”, deklaroi ai.

“Jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Nga shoqërimi 2 vjeçar e gjysmë në sofrën e shkëmbimit territorial, aty ka një ujdi. Pra duhet të thyhet kurrizi i kësaj qeverie, unë si kryeministër i ri, e pastaj të thuhet në rregull. Unë them jo. Është gabim pozicionimi ekstremist. Mua nuk më pëlqen çka po ndodhë. Mirëpo ajo çfarë mundë të ndodhë është se të hiqet taksa pa reciprocitet është gabim historik”, është shprehur ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago