POLITIKE

Kurti e çon në referendum partiak Marrëveshjen me LDK’në

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sot do të nisë referendumi në partinë e tij për të aprovuar marrëveshjen e arritur me LDK’në për bashkëqeverisje.

Në konferencën për shtyp pas arritjes së pajtimit me LDK’në, Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka filluar përgatitjet për referendum partiak.

“Punët veç kanë nisur për referendumin në Vetëvendosje. LDK do ta çojë marrëveshjen në Këshillin e Përgjithshëm. Kështu e parashohin statutet e subjekteve tona”, ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje bazuar në Statutin e partisë obligohet të organizojë referendum për secilën marrëveshje për bashkëqeverisje. Të njëjtin model e ndjekin edhe kur votojnë Shefin e Partisë.

Bazuar në të dhënat e VV’së janë mbi 40 mijë anëtarë të kësaj partie që do të japin votën e tyre pro apo kundër që Albin Kurti të bëhet Kryeministër në marrëveshjen e arritur sot me LDK’në pas një beteje 120 ditore.

Referendumi do të përfundojë brenda ditës në mënyrë që lideri i VV’së të shkojë nesër për në Parlament me aprovim partiak.

Ndërkohë, marrëveshja është arritur 119 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kishin  ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.

Deri më tash VV dhe LDK kishin dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Në fund ishin bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.  Kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzonte të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Kurti kishte thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh. Madje, kishte thënë se s’janë monarkë që bazuar në vullnete personale të luajnë me njerëzit nëpër pozita shtetërore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago