KRYESORE

Kurti e quan të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, Kurti në Kuvend tha se Kosova është e përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe

kritereve për integrim “Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionalë për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është vendim i padrejtë dhe dritë shkurtër. Parlamenti është vendi ku kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit, pasi aty është vendi ku mbrohet Evropa si kontinent dhe jo i vendeve anëtare”, tha ai.

Kreu qeveritar theksoi se ndryshimet demokratike që kanë ndodhur në Kosovë kanë sjell stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja si klubi më i pasur socio-ekonomik në botë. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim. Të njëjtën kohë jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Deri në fund të këtij viti pritet të ketë rritje dyshifrore në përqindje të brutoproduktit vendor”, shtoi Kurti.

Ndërsa, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se me Qeverinë Kurti energjia për reformat ekonomike është më e madhe se kurdo herë më parë “Energjia për agjendën dhe reformat evropiane është më e madhe se kurdo herë më parë. Me qeverinë e re përkushtimi politik është forcuar duke kaluar përgjegjësitë në nivelin më të lartë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago