Kurti është nisur për Kosovë, s’ka takim tjetër në Bruksel

Gazetarja Erisa Zyka, ka folur në lidhje me takimin e mbajtur sot mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Zyka tha se në bazë të informacioneve që ka, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është nisur tashmë për në Kosovë.

“Me informacionet që kemi, kryeministri i Kosovës është nisur drejt aeroportit dhe në këtë moment duhet të jetë duke udhëtuar dhe sipas gjasave e njëjta gjë thuhet edhe për Vuçiq”, është shprehur Zyka, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se BE ka thënë se ka pasur dy pjesë të rëndësishme të takimit, ku në pjesën e parë është diskutuar për vizionin e secilës palë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra se si e shohin Kosova e Serbia normalizimin, cilat janë pikat që mund të diskutohet e si mund të shkohet deri të ky normalizim.