Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se ka qenë një anashkalim në rastin e Agon Musliut nga ana e Ministrisë së Jashtme.
“Në rastin e Agon Musliut, 26-vjecarit që bëri vetëvrasje në konvikt, bëhet fjalë për një anashkalim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, është shprehur Kurti.
Tutje, Kurti tha se nuk komentoi këtë çështje për shkak se prindi i Agonit e sulmoi Kurtin.
“Unë u sulmova nga prindi i të ndjerit, dhe prandaj nuk preferova të flas për këtë gjë”, ka thënë Kurti.
E për këtë gjë, Kurti tha se do t’ia lë drejtësisë të merret me këtë punë.
“Le të veprojnë organet e hetuesisë dhe drejtësia”.
“Prokuroria të bëjë hetimet e nevojshme që kjo vdekje të sqarohet plotësisht. Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ne nuk kemi bërë asnjë shkelje nga ana jonë”, shtoi Kurti.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…