POLITIKE

Kurti: Grevistëve ua paraqita tri oferta, ata këmbëngulin në grevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit të së martës me Këshillin Grevist, ia ka paraqitur atij tri oferta shtesë, pos asaj prej 50 euro në muaj për tre muaj rresht.

Kurti ka thënë në një konferencë për media se ndonëse Këshilli i premtoi atij se do t’i diskutonte ofertat me anëtarësinë, sipas tij, menjëherë pas takimit, Rrahman Jasharaj, tha se greva do të vazhdojë.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot grevistëve, për të cilat ata neve na premtuan që do ta pyesin anëtarësinë. Por sa dolëm nga takimi deklaruan për media që greva vazhdon, kur e pyeten anëtarësinë? Oferta shtesë ishte kjo: do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për ligjin për pagat. Sepse diskutimet preliminare po përfundojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën e sistemit pensionale duke e hequr atë pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë punë dhe u zotuam që tek barnat esenciale do të shtojnë 10 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se problemi mes qeverisë dhe SBASHK-ut nuk është mungesa e dialogut.

“Nuk është e vërtetë që s’ka pasur komunikim e dialog. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut apo komunikimit. Në takim disa herë mu tha që le të dalim prej kësaj situate edhe ju edhe ne, edhe qeveria edhe SBASHK. Në situatë të vështirë nuk janë as SBASHK-u as Qeveria po arsimi. Nuk mund të zhvilloj diskutim social me preokupim proritar me përfaqësuesit e sindikatave”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri e ka quajtur shantazh dhe kërkesë për bërje pazar, kërkesën prej 100 euro shtesë në pagë deri në miratimin e Ligjit për paga.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50, po o krejt o hiq. Nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe e bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri dhe në pyetjen e tyre se qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave të cilat janë edhe më të varfra. Flasin për disa paga në nivelet përkatëse të tyre por në anën tjetër heshtnin të gjithë kur u thosha se i kemi më shumë se 100 mijë qytetarë që e kanë pagën më të ulët se paga minimale. Nuk do të duhej shtetit të shtantazhohet nga dikush që është më i zëshmi, dhe jo për kushtet re punës por për para. Unë dua që paga e mësimdhënësit të lidhet me nxënësit gjithnjë më të mençur e më të ditur që dalin çdo vit nga shkollat tona”, është shprehur ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago