Kurti: Historia e Kamala Harris është frymëzim për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Ai ka takuar figura të shumta të rëndësishme të politikës botërore, në mesin e të cilëve është edhe zëvëndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Ai në një fotografi të postuar në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se historia e Harris është frymëzim për të gjithë.

“Ishte nder e kënaqësi të takohesha me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Historia e saj mbresëlënëse e thyerjes së barrierave është një frymëzim për të gjithë ne”, ka thënë ai.