Përfaqësues të institucioneve të Kosovës morën pjesë në takimin lamtumirës të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë mandatit të Hovenierit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje, siguri dhe inteligjencë, derisa përmendi edhe zgjerimin e kapaciteteve energjetike.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të enjten se Kurti u shpreh krenar “për gjithçka që kemi arritur së bashku për popullin e Kosovës”.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme. SHBA-ja është partneri ynë kryesor, një aleat i besueshëm dhe një mik i veçantë. Kjo nuk është një miqësi e thjeshtë, njëdimensionale…Ambasador, ajo që ju dallon nuk janë vetëm arritjet tuaja, por personaliteti që jeni”, ka thënë Kurti.
Kurti përmendi edhe dhuratat për vajzën e tij që ambasadori Hovenier ia kishte dërguar, duke thënë se kjo tregoi “sa thellë kujdesesh për njerëzit përreth teje”.
“Ne gjithashtu i detyrohemi një borxh mirënjohjeje gruas suaj, Lauras, që ishte partnerja juaj në këtë rrugëtim. Pas çdo diplomati të madh qëndron një bashkëshorte po aq të shquar, dhe Laura ka qenë një mike e vërtetë edhe për Kosovën. Thuhet shpesh se të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund. Kështu është edhe me turneun e fundit të detyrës së ambasadorit Hovenier në Kosovë. Në të vërtetë, shërbimi i ambasadorit Hovenier ka qenë jo vetëm një gjë e mirë, por edhe një gjë e madhe për vendin tonë dhe shpresoj edhe për të”, ka shtuar ai.
Kurti tha se është kurioz që të dijë se kush do të jenë emrat që mund ta zëvendësojnë Hovenierin. Ai u shpreh se Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia e Hovenierit, duke thënë se “ne do të jemi gjithmonë këtu për t’ju mirëpritur”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…