KRYESORE

Kurti i bindur se do të dështojë përpjekja e Serbisë për destabilizim: Ka mundësi që s’duan të angazhohen në dialog

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot nga Prizreni ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues nga komuniteti serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kreu i qeverisë, ka deklaruar para medieve se do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, tha ai.
Sipas Kurtit, situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Ai ka bërë me dije se ka pranuar kërkesa nga qytetarët serbë të Kosovës dhe që kanë kërkesa për çështje të ndryshme.

“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serb të Kosovës”, tha Kurti në Prizren, raporton RTKlive.

Kurti ka folur për periudhën që do të jetë në javët dhe muajt në vijim rreht procesit të targave. Sipas tij nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, kishte 0 incidente apo ankesa. Për mundësinë e rrezikimit të situatës së sigurisë, Kurti tha ajo mund të rrezikohet nga grupet kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në veri. Sipas tij kanë bërë shkatërrime të grupeve kriminale.

Shefi i ekzekutivit tha se është në kontakt edhe me akterë të tjerë të sigurisë, duke përfshirë KFOR-in. Ai ka ftuar edhe njëherë qytetarët serbë të Kosovës, të mos i lëshojë vendet e punës.

“Presionin e kanë nga Beogradi dhe jo nga ne”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

44 minuta ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

11 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

18 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

23 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago