Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën në Bruksel se Kosova kërkon anëtarësimin në NATO.
Kurti ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet e sfidat që NATO-ja i përballon sot, ndjehen edhe nga Kosova.
“Kemi një vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne. Kërcënimet rreziqet dhe sfidat që NATO-ja i përballon sot ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilente ndaj agjendës së dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e mirëpret besimin dhe përkushtimin tuaj për paqe të qëndrueshme dhe sigurinë”, ka thënë Kurti.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur ato që ka thënë në takimin me presidentin serb, se KFOR-i është në gatishmëri në rast se cenohet stabiliteti.
“Misioni paqeruajtës i KFOR-it është atje dhe komandanti ka kontaktuar me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe shefin e mbrojtjes në Serbi. KFOR-i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet. KFOR-i ka më shumë se 3.700 trupa. Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj mandatit tonë dhe rezolutës 1244. KFOR-i do vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për popullin në Kosovë”, tha ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…