Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ka thënë se problemet në veri të Kosovës, nuk zgjidhen përmes aksioneve policore, por ato zgjidhen politikisht.
Teksa e ka vlerësuar si “gabim” të kryeministrit Albin Kurti aksionin e fundit në veri, ai ka thënë se duhet menduar mirë para se të merren veprime atje.
“Ai nuk e ka seriozisht. Ky është hajgaregji. Nëse vendos me hy në veri me policë, duhet me analizuar mirë vendimin që po e merr. Nuk ka pas nevoje më shku me policë në veri të Mitrovicës. Unë mendoj se meqë ka vendos më shku, ka qenë dashur që me vendos ata për të cilën ka shku atje. Jo me luajt me ndjenja të policëve. Me i rreziku policët pa nevojë”, ka theksuar Lushtaku.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Avni Zogiani, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka akuzuar Lushtakun se Syriganën e ka bërë fshat pa asnjë shqiptar.
“Ky e ka zgjidh’ pa polici… a e dini si? Për shembull Syriganën e Skenderajt nga një fshat me shumicë shqiptare, e ka ba fshat pa asnjë shqiptar!
Veç ky, diqysh si s’di qysh, përfundoi si milioner!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…