POLITIKE

Kurti: Javën tjetër nisin punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Javën që vjen do të nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e tretë të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti ka thënë se nga themelimi i këtij komiteti është ecur në hapa të sigurt dhe në veprime konkrete.

“Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurt dhe veprime konkretet. Kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit tani po nisim ndërhyrjet emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë, tani po e themelojmë komisionin e ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit ndërsa nga fillimi i viti të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra masterplani për kompleksin memorial. Gjatë mbledhjes së kaluar kemi miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave brenda kompleksit, raporti është hartuar nga inxhinierët dhe profesorët e fakultetit të ndërtimtarisë ndërkaq kjo është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimit të gjendjes kemi ndërmarr hapat e nevojshme. Javën që vjen nisim ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë është zotuar se në afatin optimal do të nisin punimet për të jetësuar projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ne i kemi mobilizuar të gjitha kapacitet tona dhe në këtë rrugëtim nuk do të kursejmë asgjë nga vetja jonë. Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda kompleksit janë detyrat ligjore të këtij komiteti dhe njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari. Si kryeministër zotohem se bashkë me Qeverinë tonë do të bëjmë më të mirën e mundshme që në afatin më optimal të nisim punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, masterplanin e kompleksit memorial Adem Jashari”, u shpreh Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago