POLITIKE

Kurti: KOSTT dhe OST e Shqipërisë tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për operimin si një bllok energjetik

Sot më 20 prill 2020 u përmbyll me sukses votimi i Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE).

Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasoj, KOSTT dhe Republika e Kosovës përfundimisht del nga Blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni Veriore) dhe i bashkohet Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri-Blloku AK.

Në lidhje më këtë marrëveshje një postim edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai ndër të tjera ka thënë se kjo paraqet arritje të madhe për Republikën tonë dhe ka falëndëruar të gjithë Operatorët Evropianë që votuan për këtë marrëveshje.

Ndërsa ka bërë të ditur se KOSTT dhe OST e Shqipërisë tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për operimin si një bllok energjetik, marrëveshje që i parapriu votimit të sotshëm, andaj duhet të pasojnë edhe hapa të tjerë domethënës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Operatorët e Sistemeve të Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E) votuan pozitivisht marrëveshjen e kyçjes me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT). Me këtë marrëveshje KOSTT merr obligimet dhe të drejtat e barabarta me Operatorët e tjerë të Evropës.

Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria Gjermane nëpërmjet KfË. Por prej më shumë se 6 vitesh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej.

Si operator i njohur ndërkombëtarisht, KOSTT, do të ketë qasje në mekanizmat ndërkufitarë të cilët krijojnë mundësi më të lehtë në tregun rajonal për operatorët tanë. Kjo do të reflektohet në të hyra shtesë për KOSTT-in. Humbjet tona direkte nga mospjesëmarrja në mekanizmat ndërkombëtarë arrijnë deri në 8 milionë euro në vit, përderisa ato indirekte vlerësohen të jenë edhe më të larta.

Hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, i paraprijnë një sërë aktivitetesh, kryesisht teknike, për të cilat kemi besim të plotë se do të përmbushen në një periudhë të shkurtër kohore.

Kjo paraqet një arritje të madhe për Republikës tonë dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë Operatorët Evropianë që votuan për këtë marrëveshje.

Duke shprehur mirënjohje për punën e bërë, presim nga KOSTT përkushtim të plotë në proceset rajonale për të kontribuar në furnizim të sigurtë me energji. Po ashtu, KOSTT dhe OST e Shqipërisë tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për operimin si një bllok energjetik, marrëveshje që i parapriu votimit të sotshëm, andaj duhet të pasojnë edhe hapa të tjerë domethënës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago