Kurti në Francë, mirëpritet nga presidenti Macron – pamje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar pamje nga Franca. Ai shihet duke u përshëndetur me presidentin francez, Emanuel Macron.

Kurti ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Ritën po qëndrojnë në Pallatin Elysee, mysafirë tek presidenti francez dhe bashkëshortja e tij.

Ky takim i kryeministrit po realizohet në prag të Forumit të Paqes në Paris.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, shkruan Kurti në Facebook.