Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, sot kanë vendosur lule tek Kulla e Jasharajve në Prekaz në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së”.
Kurti para mediave deklaroi se ata u mirëpritën nga Rifat Jashari.
“Sot në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së bashkë me bacën Rifat dhe Kryetaren e Kuvendit vendosëm lule të freskëta tek vendi ku janë vrarë Ademi dhe Hamza”.
“Sot është shtatë marsi Dita e Mësuesit baca Shaban ka qenë mësues, mësues popullor, mësues i Prekazit, mësues i Ademit, Hamzës dhe bacës Rifat, sot e kujtojmë në veçanti edhe atë në këtë ditë të veçantë”, ka thënë Kurti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…